Këngëtarja bukuroshe u bë nënë për herë të parë vetëm vitin e kaluar, kur solli në jetë djalin e saj Noah.
Dhe duket se kjo nuk e ka prekur aspak pamjen e Argjentinës, e cila është kthyer në një formë të admirueshme në mënyrë shumë të shpejtë. Ajo është çfarë mund të përkufizohet plotësisht si një mama seksi, duke u shfaqur gjithmonë tërheqëse në fotot që ka postuar në Instagram. Por megjithatë është e vështirë ta mbash mendjen vetëm tek Argjentina në fotot e saj, pasi vështirë se ajo shkëputet ndonjëherë nga vogëlushi Noah. Dhe ndërkohë që mamaja e tij është shumë tërheqëse, Noah është një djalosh i adhurueshëm i cili shpeshherë ia del ta vjedhë vëmendjen nga ajo.