Stephanie kurrë nuk do ta imagjinonte surprizën që i kishte përgatitur i dashuri.
Ata ndodheshin në maratonën që ishte duke u zhvilluar në Pittsburg në SHBA.
Ajo sapo kishte mbërritur pas një vrapimi të gjatë por përballet me të dashurin e saj, i cili para një numri shumë të madh njerëzish i propozon të martohen. Mesa duket kjo ishte medalja më e bukur që mund të merrte.
Ai u ul në gjunjë dhe e pyeti “ Dëshiron të martohesh me mua?”.
Dhe sigurisht mes lotëve ajo pranoi. Dy të dashuruarit u përqafuan ndërsa të pranshmit në maratonë filmuan këtë moment duke u bërë virale në rrjetet sociale.