Kush mund të futej mes dy vajzave bukuroshe si Kida dhe Baby G?
Askush tjetër përveç njërit prej dyshes së tyre të producentëve, Zzap%Chriss. Ishte pikërisht Chriss Lekaj ai është futur mes dy këngëtarëve për të realizuar një foto. Por ndërkohë që e ka bërë publike në Instagramin e tij, ai ka dashur që të ngacmojë edhe bashkëpunëtorin më të ngushtë, Zzap, në mbishkrimin e fotos. “Për inat të Zzap” ka shkruar Chriss, si për ta thumbuar kolegun e tij, duke qenë se treshja e ON Records e ka lënë atë jashtë. Kujtojmë që përveç këngëve të shumta të shtëpisë diskografike ON Records, dy producentët e njohur kanë realizuar edhe këngën me të cilën Elhaida Dani u paraqit në Eurovision 2015.