INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mashtrues klasi: Fidel Castro deklaronte 25 dollarë në muaj, por jetonte në luks të tillë... [FOTO]

Një mashtrues klasi: Fidel Castro deklaronte 25 dollarë në muaj, por jetonte në luks të tillë... [FOTO]

Publikuar më: 10:55 28-11-2016

Fidel Castro njihet gjerësisht si revolucionari i palodhur që nuk kishte kohë për kënaqësi, përçmonte pushimet si borgjez dhe pretendonte se jetonte në kasollen e një peshkatari.

Luksi i tij i vetëm ishin purot të cilat nuk i mungonin kurrë në duar. Ose të paktën kjo është ajo për të cilën Castro bindi kubanezët të cilët duruan dekada varfërie, shtëpi duke u shembur dhe ushqim të racionuar gjatë sundimit të tij të gjatë. Por realiteti, i mbajtur me kujdes larg syrit të publikut falë dorës së tij të hekurt në media dhe diskursin publik, ishte shumë i ndryshëm. Një don zhuan i lindur dhe njohës i mirë i ushqimeve të klasit, ai mbajti të fshehura 20 prona luksoze përgjatë Karaibeve, duke përfshirë këtu një ishull privat që vizitonte me jahtin e tij të bukur. Njeriu që shpenzoi një jetën e tij duke u rreshtuar kundër tepricave të kapitalizmit, jetonte si një mbret i kamur.

fidel4.jpg

Pavarësisht se revista Forbes e listonte në vitin 2006 si një nga pushtetarët më të pasur në botë, ai këmbëngulte me inat se jetonte me vetëm 25 dollarë në muaj. Hipokrizia e skajshme e tij doli hapur vetëm në vitin 2014, kur ish truproja e tij prej shumë kohësh, Juan Reinaldo Sanchez, shkroi një libër për jetën sekrete të Castro dhe pasurinë e tij që kapte shifrën e 100 milionë paundëve. Për të mos përmendur më pas martesat e tij të mbajtura në sekret të plotë dhe marrëdhëniet me emra si Gina Lollobrigida, aktorja e famshme italiane. Me pak fjalë, një mashtrues klasi.

fidel3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328