INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një matës real audience. Nisma për ti dhënë fund kaosit në media

Një matës real audience. Nisma për ti dhënë fund kaosit në media

Publikuar më: 16:26 20-02-2018

Matësi kryesor për një media është audienca. Pikërisht matësit e kësaj audience në Shqipëri janë në kaos. Për herë të parë të gjithë operatorët, përfaqësues të medias, të agjencive publicitare por dhe vetë kompanitë që bëjnë matje janë bashkuar në një tryezë nga Autoriteti i Medias Audiovizive. Debati publik i porsa nisur synon të formalizojë këtë treg. Grupet e interesit ranë dakord se nevojitet një kompani e vetme, e besueshme që të japë të dhëna të sakta mbi audiencën e çdo medie. Sipas kreut të AMA-s Genti Sala, përcaktimi i audiencës do të përkthehej në ndarje të ndershme të reklamave për çdo medie, 

Shqipëria është shumë pas në këtë proces, ndaj dhe ndërhyrja me anë të një bordi rregullues në përcaktimin e audiencës është një kërkesë edhe e Këshillit të Europës.
Siç u dakordësua në tryezë hapi i radhës do të jetë një mbledhje me propozime konkrete për të krijuar një sistem të pavarur matjeje, përmes një pale të tretë që të adoptojë standarde më të larta të saktësisë. Grupet e interesit u shprehën të gatshme të mbështesin këtë sistem të ri matje ku do të kenë edhe ato një përfaqësi , ndërsa AMA të ketë rolin rregullator të gjithë procesit.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207