Reali i Madridit, ashtu sikurse është përfolur përgjatë gjithë ditës së sotme, ka korrur dje, një sukses historik dhe sigurisht, ky sukses erdhi falë punës së gjatë e të lodhshme.
Kjo punë nuk mund të mbetet pa u shpërblyer, kështu që konkretisht futbollistët dhe stafi teknik, do të perfitojnë një premio të majme, 600 mijë euro për secilin prej protagonistëve të këtij triumfi të radhës, siç kishte premtuar vetë presidenti Florentino Perez.
Përveç shpërblimit financiar mund të vijë edhe një dhuratë tjetër e personalizuar nga Perezi, si për shembull orët Roleks, që ata morën si premio dopio, pas suksesit në finalen me Juven.