Miriam Cani e ka nisur muajin tetor në mënyrën më të mirë. Teksa shumica prej nesh po mësohen me të freskinë e vjeshtës, ajo është larguar drejt Maldives për disa ditë pushimi.
Parajsa tropikale është destinacioni i zgjedhur nga këngëtarja e njohur, e cila me shumë mundësi ka si shoqërues bashkëshortin e saj Alban Skënderaj. Pushimet jo domosdoshmërisht duhen bërë gjatë verës dhe për këtë, shembull perfekt është çifti i dashur për publikun. Të gjesh kohën, të zgjedhësh vendin dhe të kesh pranë personat më të dashur. Këtë recetë lumturie e ka zbatuar edhe Miriami.