INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një mesazh audio nga Presidenti Meta, fjalë prekëse për fëmijët që nuk shohin

Një mesazh audio nga Presidenti Meta, fjalë prekëse për fëmijët që nuk shohin

Publikuar më: 17:56 08-03-2018

‘Kur të bëhesh burrë i pjekur e i rrahur nga dallgët e jetës, sa e sa herë, o Erik, do ta thërrasësh nënën tënde me mall e me brengë në shpirt, vetëm e vetëm që t'ia dëgjosh edhe njëherë zërin, që ta shikosh edhe njëherë kur të të hapë krahët, e ta pushtosh duke qarë me ngashërim si ndonjë fëmijë i mjerë, që nuk ka asnjë mbrojtje e ngushëllim. ...Ta dish, o Eriku im, se dashuria e nënës është dashuria më e shtrenjtë në botë, e mjerë ai që e shkel. ...Kurrë mos nxirr më prej goje ndonjë fjalë të ashpër për atë që të dha jetën."

Ishte ky mesazhi audio që dha presidenti Ilir Meta për fëmijët që nuk shohin.

Fragmenti është shkëputur nga libri ‘ Zemra’ e De Amicis me titullin ‘Nëna ime’.

Presidenti këtë të enjte ishte i pranishëm në laboratorin e Institutit të fëmijëve në nuk shohin ‘Ramazan Kabashi’.

Article Logic
Execution time: 0.0052659511566162