NASA ka bërë një paralajmërim të frikshëm duke thënë se ekziston mundësia që një meteor të përplaset me Tokën.
Sipas administratorit të NASA-s, Jim Bridenstine, përplasja parashikohet të jetë e fortë me planetin tonë.
“Duhet të sigurohemi që njerëzit e kuptojnë se kjo nuk është Hollivud. Nuk është film. Duhet ta mbrojmë planetin e vetëm për momentin që ka jetë dhe ky planet është Toka”, ka thënë Bridenstine.
Sa i përket përplasjes, ai i është referuar një meteori të madh që hyri në atmosferën e Tokës dhe shpërtheu afër Chelyabinsk në Rusi më 2013-ën. Meteori ishte i madh rreth 20 metra në diametër dhe udhëtonte 64 mijë km/h.
“Kur hyri në atmosferën e Tokës, ishte më i ndritshëm sesa Dielli. Njerëzit mund ta ndjenin nxehtësinë e këtij objekti nga një largësi prej 62 kilometra. Kur shpërtheu, kishte energji 30 herë më të madhe se bomba atomike në Hiroshima. Dëmtoi ndërtesa në
gjashtë qytete”, është shprehur Bridenstine