Një ngjare e veçante ka ndodhur në përballjen e djeshme të Vardarit dhe Rosenborg për ndeshjet e Europa League.
Ndeshja është ndërpre për pak minuta dhe për këtë është bërë shkak një qen Husky i cili ka hyrë në fushë.
Ka qenë portieri i Vardarit Filip Gacevski i cili iu afrua i pari dhe në këtë moment qeni filloi të përkëdhelej. Këto skena kanë shkaktuar të qeshura në stadium.
Menjëherë pas daljes së mikut me 4 putra ndeshja ka vijuar normalisht.