INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ministër ndryshe! [FOTO]

Një ministër ndryshe! [FOTO]

Publikuar më: 11:42 06-01-2017

Jemi mësuar të shohim ministra që lëvizin me makina luksoze e japin urdhra nga zyra, por ka edhe nga ata që dinë të jenë ndryshe. Ndër pamjet e borës që zbardhi dje vendin, ra në sy edhe një zyrtar i lartë që zbardhte po njësoj mes situatës së rënduar në rrugë. Sokol Dervishaj, Ministri i Transporteve ishte nga të vetmit anëtarë të kabinetit që nuk u mjaftua me konferencën live nga Facebook për situatën e rënduar por zbriti në terren për të inspektuar bllokimin e rrugëve në veri të vendit. Por edhe në ditë të zakonshme Dervishajn e shikon mes kalimtarëve të thjeshtë, duke pritur semaforin në rrugë për të shkuar në punë. Nëse do të ishte në ndonjë shtet tjetër të Europës, ministri Dervishaj do zinte faqet e para të mediave, siç edhe ka ndodhur me zyrtarë të lartë që prisnin metronë për të shkuar në punë.

ministri_dervishaj_ne_semafor.png

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201