INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ministër Vetmie në Britani, prioritet zbutja e izolimit social

Një ministër Vetmie në Britani, prioritet zbutja e izolimit social

Publikuar më: 15:09 18-01-2018

Nëse India pak kohë më parë përcaktoi një ministër Lumturie, Britani e Madhe ka vendosur të ketë një ministër Vetmie dhe një nga prioritetet do të jetë zbutja e izolimit social.

Sipas studimeve në Britani një në 10 njerëz vuajnë pikërisht nga izolimi.

‘Duhet të bëjmë gjithcka mundemi për të pranuar dhe për ti dhënë fund vetmisë’ u shpreh kryeministrja britanike Theresa May duke shtuar se për shumë njerës vetmia dhe izolimi janë realiteti i trishtë i jetës modern.

Po ashtu të dhënat dhe studimet flasim per realitetin e trishte.

Pjesa më e madhe e njerëzve në Britani qëndrojnë pa biseduar me një mik apo të afërm më shumë se një muaj.

Edhe mjekët vënë re se një apo pesë pacientë izolohen cdo ditë, duke ndikuar në rritjen e vdekjeve të parakohshme.

Sipas ligjvënësve britanikë një kabinet i tillë është krijuar në kujtim të deputetes Jo Cox e vrarë një vit më parë nga një ekstremist.

Ishte pikersht ajo nismëtarja e një ideje të tillë e cila mesa duket po merr jetë.

Tracey Crouch, ministre për sport dhe shoqëri civile do të jetë përgjegjëse e strategjise e cila synon të luftojë vetminë në Britani.

Article Logic
Execution time: 0.0031058788299561