Petri Bozo, producenti i njohur i spektakleve të bukurisë, ka shfaqur hapur pikëpamjet e tij për homoseksualitetin.
I ftuar në emisionin “Thumb”, Bozo u pyet nëse do të pranonte në audicione konkurrente lezbike, dhe ai u shpreh mjaft i prerë në këtë drejtim duke thënë se “një Miss, për Petri Bozon nuk mund të ishte kurrë lezbike, aq më tepër pastaj transgjinore”.
“Transeksualët? Ishalla nuk arrijmë deri në atë pikë. Kur filloi historia e homoseksualizmit që duhet të martohet gruaja me grua dhe burri me burrin, për mua nuk është normale. Mbaje mend për nja 5 a 6 vite ka për të dalë edhe për përdhunuesit e të miturive( pedofilët). Bota po devijon kaq shumë nga gjërat sa unë nuk e di se ku do përfundojë”, është shprehur Bozo gjatë intervistës.
Në vijim të bisedës ai ka rrëfyer se një pjesëtar i komunitetit LGBT nuk mund të bëhet pjesë e konkurseve të bukurisë, të paktën nëse ai është në dijeni të këtij fakti.