Kiara Tito është padyshim një prej moderatoreve më të ndjekura, por dhe ndër më të komentuarat e sidomos për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e sasj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.
Dita e djeshme për moderatoren bukuroshe ka qenë tepër e veçantë për arsye se vëllai i saj feston ditëlindjen, dhe ka shfrytëzuar rastin për të na prezantuar me vëllain e saj i cili mbushi 8 vjeç.
Moderatorja i kishte përgatitur një surprizë të madhe në shtëpi dhe pranë fotove të publikuara kishte shkruar:
“Vogëlushi im po rritet kaq shpejt. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”.