INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një muaj i përgjakur për Shqipërinë, vrasjet që tronditën opinionin publik

Një muaj i përgjakur për Shqipërinë, vrasjet që tronditën opinionin publik

Publikuar më: 12:34 18-06-2018

Krime tronditëse kanë shokuar opinionin publik javët e fundit që pa frik mund të quhet dhe një muaj i përgjakur.
Muaji maj u mbyll me dy vrasje të rënda në Itali.

Elca Tereziu, humbi jetën nga disa goditje me thikë nga bashkëshorti i saj.
Shkak për debatin u bë xhelozia e bashkëshortes.

elca.jpeg

Një tjetër krim në familje u regjistrua në shtetin fqinj, ku shtetasja shqiptare Fjoralba Nonaj u vra nga disa goditje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj maroken.

Untitled-design-2-780x450.png
Në të dyja rastet autorët nuk vranë grat e tyre por dhe fëmijët pasi i bënë dëshmitar të humbjes së njeriut të shtrenjtë.

Në vrasjen e Elca Tereziu, dëshmitar ishte djali i vogël i familjes, 14 vjeç, i cili ishte i pari që gjeti nënën të mbuluar nga gjaku dhe kërkoi ndihmë.

Ndërsa në vrasjen e Fjoralbës dëshmitar ishte i mituri 5 vjeç, i cili do rritet me pamjet e rënda se si babi i tij godet me thikë nënën.

Në dëshminë e psikologëve, sipas INTv.al,  i vogëlushi ka dëshmuar, 'E pash, ishte babi ai që vrau mamin'.

 

 

Më pas me fillimin e muajit qershor, vrasjet lënë Italinë duke u zhvendosur në Shqipëri.

Në mbrëmjen e 4 qershorit, qyteti bregdetar i Vlorës u trondit nga një vrasje.

29-vjeçari Vasil Dervishaj u ekzekutua nga dy persona me breshëri plumbash.

 

vlora.jpg

 


Ditën e 7 qershorit, veriu dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga një tjetër krim makabër, ku 26-vjeçari Qemal Sela vrau me breshëri plumbash prindërit e tij.

Shkak për zënkën u bë pronësia e një hoteli. Dyshohet se autori vuan nga problemet mendore.

 

peshkoipi.jpg

 

Një ditë më vonë në 8 qershor, një krim dashurie regjistrohet në Tiranë.

Xhafer Meta, 31 vjeç i mori jetën me dy plumba ish të dashurës së tij 19-vjeçares, Xhuljeta Çuni. E pas vrasjes autori vret dhe veten.

tirana.jpg

Një ngjarje që rikthen dhe njëherë në mendje vrasjen e bujshme të Aldison Beluli dhe Ariela Murati, përball universitetit të mjekësisë.

Shkak në të dyja vrasjet u bë refuzimi i dashurisë nga ana e gocave.

mjeksia.jpg

 

 

 


Një tjetër vrasje u regjistrua në Durrës por kësaj radhe për shkak të alkoolit dhe varfërisë.

42-vjeçari Çlirim Shaholli, dhunoi për vdekje duke ja përplasur kokën disa herë në tokë bashkëshortes së tij 40-vjeçares Adriana Shaholli.

durres.png

 

 


Vrasjet nuk lanë pas as Milotin, por kësaj radhe viktimë e plumbave të krimit në familjes u bë një burrë.

Kujtim Donaj, 40 vjeç u qëllua për vdekje nga bashkëshortja e tij Violeta Donaj 36-vjeçare.

Dyshohet se shkak për vrasje u bë bixhozi dhe tradhtia e viktimës.

Violeta-Donaj.jpg

 


Dhe dita e sotme nisi më një tjetër ngjarje të rëndë në Gjirokastër por që fatmirësisht pa humbje jete.

Një debat për arsye banale ka përfunduar me marrjen e një arme të ftohtë.

67-vjeçari Ferik Myrtaj, ka goditur me sqepar në kokë bashkëshorten e tij 57-vjeçare.

Viktima ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën./INTV.AL/

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195