Vetëm një muaj ka kaluar nga ndarja nga jeta e reperit të njohur Mac Miller.
Vdekja e tij u përjetua me mjaft dimbje si nga fansat e tij, dhe sidomos nga ish e dashura e reperit, Ariana Grande.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale Ariana shprehej se dhimbja e humbjes së Mac Miller ishte mjaft e madhe dhe madje këngëtarja kishte vendosur të “mbyllej” në shtëpi duke qenë se po i vuante shumë ngjarjet fatkeqe që i kanë ndodhur këtë vit.
E megjithatë duket se vetëm një muaj pas vdekjes së reperit, Ariana e ka marrë veten shpejt dhe këtë e shohim në postimin e fundit në Instagram me shkrimin eksplicit mbi të.
Me shaka Ariana ka shkruar:
“Të tregova pen*s tim, përgjigju të lutem"
Duket se ky shkrim i ka çuditur mjaft fansat e saj të cilët janë mësuar të shohin një version më të pafajshëm të këngëtares.