INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një muaj pas tradhtisë/ Kylie Jenner paska marrë një vendim të ri në lidhje me shoqërinë ndaj Jordyn Woods

Një muaj pas tradhtisë/ Kylie Jenner paska marrë një vendim të ri në lidhje me shoqërinë ndaj Jordyn Woods

Publikuar më: 17:58 21-03-2019

Skandali që tronditi familjen Kardashian – Jenner disa muaj më parë mori vëmendje nga i gjithë shtypi rozë.

Fillimisht përfshinte vetëm tradhëtinë e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, ndërsa më pas u zbulua se një nga personat e mundshme të përfshirë në skandal kishte qenë edhe Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner.

Të gjithë filluan të ofendonin dhe paragjykonin Jordyn për veprimin e saj, të cilën modelja e mohoi në mënyrë kategorike.

Tashmë, një muaj pas tradhtisë burime pranë dy ish-shoqeve të ngushta kanë bërë me dije për “TMZ” se vajzat nuk kanë folur më me njëra-tjetrën dhe se Jenner ka marrë një vendim.

“Kylie ka hequr dorë nga pajtimi dhe po bën përpara.”- ka thënë burimi.

Mësohet se ndonëse më parë është raportuar se vajzat kishin kontaktuar njëra-tjetrën, në marrëdhënien e tyre nuk është bërë asnjë progres dhe tashmë nuk flasin më. Arsyeja? Mesa duket shkak për ndërprerjen e marrëdhënies mes tyre është bërë intervista famëkeqe e Jordyn në emisionin “Red Table Talk”, ku ajo mohoi të kishte shkuar në shtrat me Tristan Thompson.

Sipas “TMZ”, kjo intervistë pati efektin e kundërt dhe në vend që t’i riafronte dy shoqet e ngushta, i largoi më shumë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167