Spiunazhi dhe agjentët e fshehtë gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Misteri që i karakterizon ka qënë subjekt edhe i shumë filmave.
Të vërtetë me histori të pazakonta ju mund të prekni nga afër spiunët dhe sendet e tyre në muzeun që është hapur në SHBA në Uashington.
Muzeu i ri i Uashingtonit, i spiunazhit ndërkombëtar, ofron sipas organizatorëve, një shikim nga brenda botës së spiunazhit dhe inteligjencës dhe mban sende si çekiçi i akullit i përdorur për të vrarë liderin e opozitës ruse, Leon Trocki .
Kuratorët janë siguruar që çdo send i ekspozuar të jetë origjinal. Në video më poshtë mund të shihni se mes spiunëve është edhe e famshmja Mata Hari. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua e akuzuar për spiunazh.
Me një kosto prej 162 milionë dollarësh, muzeu mban edhe ekspozita interaktive në mënyrë që vizitorët të mund të testojnë edhe aftësitë e tyre të spiunazhit.