INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një natë qëndrimi në Marok e Michele Obama-s, iu kushton taksapaguesve 600.000 dollarë  [FOTO]

Një natë qëndrimi në Marok e Michele Obama-s, iu kushton taksapaguesve 600.000 dollarë [FOTO]

Publikuar më: 15:34 30-06-2016
Plot 600.000 dollarë iu ka kushtuar taksapaguesve  një nate qëndrimi në Marok  e zonjës Obama. Dhe këtu përfhihen vetëm shpenzimet e hotelit dhe qeraja e makinave.  Michele Obama udhëtoi drejt Afrikës së Veriut  bashkë me vajzat e sahj Sasha dhe Malia si dhe nënë Marian Robinson për të promovuar iniciativën e saj arsimore “Let Girls Learn”. Ajo mbërriti në Marok e veshur me një fustan  që kushtonte 1750 dollarë dhe e përfundoi natën me një darkë  iftari tradicional Maroken me princeshën Lalla Salma dhe aktoren Meryl Streep.  Dhomat ishin të rezervuar në tre hotele me pesë yje për vizitën 24-orëshe , në bazë të kontratave të nënshkruara jashtë nga Departamenti i Shtetit.
 
Dy kontrata janë nënshkruar për dhomat në Royal Mansour me vlerë  $ 50,000 dhe $ 10.073 . Hoteli me pesë yje ka një SPA, Suitë ku u vendosën  nënë- bijë  si dhe mund t’iu  premtonin miqve të tyre  " çudi  luksoze”  dhe shërbime të pashembullta . 
 
Hoteli  Sofitel Marrakech Lounge dhe SPA u prenotua gjithahstu  për udhëtimin e zonjës Obama , duke përfshirë edhe shërbimet me vlerë 200,000,  31.968  dhe $ 28.039 dollarë. Shërbimi Sekret  qëndroi  në Sofitel  për  133.493 dollarë. Dhomat e tjera janë rezervuar në Marrakech Hotel Pearl  të cilat kushtuan   24.934 dollarë. 
 
 
Marrja me qira një makinë dhe shofer për vizitën e zonjës Obama kushtoi  $ 6.966  si  dhe shërbime të tjera të makinave për Shërbimin Sekret , Zyrës Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë  dhe Agjencinë e Komunikimeve Shtëpisë së Bardhë arritën  në vlerën e  122.173 dollarëve.  Në të gjitha  kontratat shuma arriti 612.322 dollarë. 
 
Përveç shpenzimeve të hotelit dhe autokolonës , Daily Mail vlerëson se fluturimet për udhëtim arritën  300,000 dollarë. 
 
Maroku ishte ndalesa e dytë në vizitë tre- vendëshe të  zonjës Obama . Obama si fillim  udhëtoi për në Liberi  dhe më pas  u drejtuan në Madrid të mërkurën për të promovuar edukimin e vajzave.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988