Paris Hilton është konsideruar si një ndër femrat më të pasuara në botë, ajo njihet për shpenzimet marramendëse dhe për festat e çmendura të cilat ajo organizon.
Trashëgimtarja e perandorisë Hilton, ka festuar ditëlindjen e saj, padyshim në mënyrën më të bujshme të mundshme.
“Çmenduri” në këtë festë ka qenë emri i dytë i Paris Hilton, puthje, kërcim, argëtim dhe një tortë gjigante ishin temat e kësaj mbrëmjeje ku bukuroshja u shfaq së bashku me të fejuarin e saj.
E gjithë kjo festë e “çmenduar” u organizua në Brazil, ajo së bashku me partnerin e saj ka festuar në njërën prej diskotekave më të famshme të Brazilit.