INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një nga rreziqet që secili prej jush duhet ta dijë për Pokemon Go  [FOTO]

Një nga rreziqet që secili prej jush duhet ta dijë për Pokemon Go [FOTO]

Publikuar më: 13:18 19-07-2016

Pokemon Go  është “çmenduria” më e fundit në botën virtuale.

Një botë e tërë digitale që i mbivihet asaj reale dhe që gëzon një popullaritet të  lartë.

Loja përdor kamerën e smartphonit tuaj, GPS-in  që tregon çfarë të shfaqë dhe ku, duke krijuar iluzionin se krijesa të vogla virtuale të quajtura Pokemon, po qëndrojnë në dhomën tuaj të ndenjes, jashtë në rrugë apo në parkun aty pranë.

Loja po kthehet në aplikacionin më të suksesshëm duke tejkaluar edhe Twitterin për numrin e përdoruesve aktivë gjatë ditës. Por mënyra si funksionon ajo, kërkon të dhëna private dhe ekziston shqetësimi pse kompania po i mbledh këto informacione dhe çfarë do të bëjë me to.

Me regjistrimin, loja kërkon hyrje të plotë të llogarinë tuaj në Google dhe sipas kontrollit të privatësisë në Google,  kjo i lejon kompanisë të shohë dhe madje modifikojë informacionin tuaj aty. Vërtet nuk lejon hyrjen në passwordin tuaj apo në informacionet për mënyrën e pagesës, por mund të lexojë email-et, të shohë çfarë kërkimesh keni bërë dhe më shumë se kaq. Kompania “Niantic” pranoi se kërkesa ishte një gabim dhe se kërkimi I të dhënave kishte ndryshuar por sërish mbetet pyetja : Pse duhet që një lojë e destinuar për moshën 10 vjeç, të kërkojë akses të plotë në gjithçka që Google di për përdoruesit?

Article Logic
Execution time: 0.0043129920959473