Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar, në shenjë paralajmërimi për shembjen e saj. Në mbështetje të artistëve kanë shkuar dhe qytetarë, të cilët po ashtu përplasen me forcat e shumta të policisë, si dhe persona publikë.
Në mbështetje të teatrit ka dalë dhe socialisti i vjetër Arben Malaj, i cili ju është drejtur me një mesazh për Gramoz Ruçin dhe socialistët e tjerë.
Në një prononcim për median para derës së Teatrit Kombëtar, Malaj i kërkon ministres së Kulturës të tërheqë policët ndërsa Majko e Braçe të hartojnë vendim qarkullues.
"Të dashur protestues dhe polic. Kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës. Ministria e Kulturës të heqë policët nga institucioni. Ministri Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Braçe të kërkojë një vendim qarkullues. Të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta. Nëse qeveria nuk e bën, vendim qarkullues për mos prekjen e teatrit i takon kuvendit, Gramoz Rucit të mbledhë deputetin. Ndalo ndërhyrjen tek Teatri. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë zgjidhjen më të mirë."