INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një nga tre rastet e sëmundjeve të trurit, mund të parandalohet. Kujdes me mënyrën e jetesës [VIDEO]

Publikuar më: 17:12 21-07-2017

Sëmundjet që prekin trurin ku Alzaimer është ndër më të zakonshmet, mund të shmangen. Studiuesit kanë gjetur se një në tre raste të “Dementia-s” mund të parandalohen. Dhe se parandalimi jo gjithmonë  vjen në formën e një medikamenti apo vaksine të lëngshme. Në një raport të publikuar në revistën Lancet, studiuesit thonë se një në tre raste të problemeve të trurit mund të parandalohen nëse njerëzit fillojnë të praktikojnë shprehi të mira shëndetësore që fillojnë në fëmijëri. Grupi i 24 ekspertëve ka shqyrtuar të gjitha të dhënat që kishte në dispozicion me kujdes dhe ka gjetur se sëmundjet e trurit mund të shmangen. Ata kanë identifikuar nëntë faktorët kyç për parandalimin e rënies së kujtesës, duke përfshirë arsimimin e duhur, shmangien e pirjes së duhanit dhe duke e mbajtur presionin e gjakut dhe trashjen e tij nën kontroll. Dementia, i cili përfshin sëmundjen Alzaimer, është një nga shqetësimet më të mëdha shëndetësore për plakjen e njerëzve. Zyrtarët e shëndetësisë vlerësojnë se 47 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë aktualisht me probleme të trurit. Ky numër mund të trefishohet deri në vitin 2050.

Article Logic
Execution time: 0.0051720142364502