INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një nga website-t më të njohura në botë për Rona Nishliun dhe Eugent Bushpepën: Një ogur i mirë për Shqipërinë [FOTO]

Një nga website-t më të njohura në botë për Rona Nishliun dhe Eugent Bushpepën: Një ogur i mirë për Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 19:21 03-02-2018

 ‘WiwiBloggs’ është një nga website-t më të njohur në botë, që është i dedikuar vetëm për festivalin Evropian të këngës.

Në një shkrim special, ata  kanë krahasuar  Eugent Bushpepën me Rona Nishliun. Eugenti do të prezantojë këtë vit Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën ‘Mall’, ndërsa Rona përfaqësoi vendin tonë në vitin 2012 me këngën ‘Suus’.

‘WiwiBloggs’ ndër të tjera shkruan se për  Eugentin nuk është hera e parë që këndon një këngë të Eurovizionit. “Në vitin 2017, Eugenti ishte i ftuar në emisionin ‘Top Show’ dhe atij ju kërkua të këndonte këngën ‘Suus’ të Ronës. Këngëtari pranoi, por të gjithë filluan të dyshonin nëse ai si rroker do arrinte të këndonte notat e larta dhe emocionuese të këngës ‘Suus’. Eugenti mundi dhe e këndoi më së miri, duke treguar se ka shumë talent në vokal. Për kënaqësinë e publikut ai solli një vokal shumë ekspresiv dhe të qartë. Pati dhe disa të qeshura duke qenë se Eugenti imitoi dhe stilin e Ronës në të kënduar, por gjithsesi ai i qëndroi i vërtetë këngës. Dhe kur erdhi koha për të kënduar pjesën “Më ler ni të qaj” Bushpepa me zë të lartë dhe krenar arriti ta këndonte në mënyrë perfekte. Ky mund të jetë një ogur i mirë për Eugentin duke qenë se kënga ‘Suus’ u rendit në vendin e pestë. Gjithashtu kjo ishte dhe një ndër këngët e pakta që u këndua totalisht në gjuhën shqipe dhe Eugenti ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë me këngën ‘Mall’ “ ka shkruajtur ‘WiwiBloggs’.

ryrttutyuy.png

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166