INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Nobel në ekonomi, vlerësohen dy ekspertët amerikanë, risitë që ata sollën…

Një Nobel në ekonomi, vlerësohen dy ekspertët amerikanë, risitë që ata sollën…

Publikuar më: 11:29 08-10-2018

Dy ekspertë amerikanë William D. Nordhaus dhe Paul M.Romer janë fituesit e çmimit Nobel për shkencat ekonomike dhe teknologjike.

Nordhaus është vlerësuar për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjate makroekonomike”, ndërkohë që Romer nderohet me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjate makroekonomike”.

“Ata kanë çuar makroekonominë në një shkallë globale, për të trajtuar disa nga problemet më të mëdha të botës, " nënvizoi komiteti i Çmimit Nobel.

Të dy kanë hartuar metodat për adresimin e disa prej pyetjeve më themelore dhe më të ngutshme të kohës, për mënyrën sesi të krijojmë një zhvillim afatgjatë, të pandërprerë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Në thelb, ekonomiksi merret me menaxhimin e burimeve të rralla. Natyra dikton kufizimet kryesore në rritjen ekonomike, ndërsa dija përcakton sesi dhe sa mirë përballemi ne me këto kufizime.

Laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447