Xhensila dhe Bes Kallaku janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe kjo simpati u shtua më shumë pas dasmës së tyre madhështore, e cila na ka pëlqyer të gjithëve. Jo vetëm dasma, por edhe muaji i tyre i mjaltit ishte i mrekullueshëm, ku në çdo postim, tregonin dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrit. Tani që çifti janë kthyer, Besi po përqëndrohet tek puna pasi siç është bërë e ditur ai do të jetë prezantues në "Kënga Magjike", ndërsa Xhensila nga postimi i fundit tregon se pas martesës është kthyer në "nuse për shtëpi". Por deri më tani askush nuk e dinte se Xhensila ishte një vajzë e përkushtuar dhe ndaj kuzhinës. Në postimin e saj të fundit ajo ndodhet në shtëpi dhe po gatuan për bashkëshortin e saj një gjellë tradicionale të Shqipërisë.
Epo nuk thonë kot dashuria kalon nga stomaku.