Një festë madhështorë u organizua mbrëmjen e djeshme mes njerëzve më të afërt, London Noor Liço festoi 2-vjetorin e lindjes.
Mami Sara dhe babi Ledioni kishin menduar të bënin një festë të madhe, në një ambient të zbukuruar me tullumbace të mëdha shumëngjyrëshe. Në festë nuk ka munguar as teze Lori, e cila prej disa muajsh është zhvendosur në Londër, por për ditëlindjen e London nuk është menduar dy herë për të udhëtuar drejt Tiranës.
Lori ka publikuar në profilin e saj në ‘Instagram’ disa fotografi gjatë festës. Në njërën prej tyre shihen Sara, Ledioni dhe London para tortës së ditëlindjes dhe përkrah fotos Lori ka shkruar: “Familje, Gjithçka”.
Më pas nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, Lori ka treguar se pas festës është nisur sërish për në “shtëpinë e saj të re”, Londër.