INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një pajijse që ju jep ''zë'' njerëzve që komunikojnë me gjuhën e shenjave

Një pajijse që ju jep ''zë'' njerëzve që komunikojnë me gjuhën e shenjave

Publikuar më: 13:03 18-03-2019

Të gjithë atë personat me aftësi ndryshe që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurin tashmë do të mund të komunikojnë edhe me ata që nuk njohin gjuhën e shenjave.

Kjo do të bëhet e mundur nga një pajisje e cila është ideuar nga dy të rinj në Itali, të cilët e projektuan për programin edukimi digjital të Microsoft.

Mateo Ibro dhe Antonio Falsetti, 16 dhe 17 vjeç, kanë krijuar ‘Ad Hoc’, një dorashkë me sensorë, të cilat mund të lidhen me një aplikacion në smartfone dhe mund të përkthejnë gjuhën e shenjave, duke ju dhënë zë. Nga një kërkim në rrjetin social Facebook rezulton se njëri prej djemve, Ibro, është shqiptar.

Aplikacioni transformon në tinguj sinjalet e lëshuara nga sensorët, ku për çdo shenjë që ata bëjnë, ekziston fjala përkatëse.

Projekti u prezantua në Politeknikumin e Milanos për Microsoft.

"Na u kërkua të sillnim ide për të ardhmen. Kështu, ne menduam për njerëzit me aftësi të kufizuara, sidomos për ata që nuk dëgjojnë”, shpjegon për Varese News Falsetti, një nga nxënësit.

Ata sqarojnë se njerëzit që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin janë në gjendje të lexojnë lëvizjen e buzëve tona, por kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të punësohen, sepse nuk arrijnë dot të komunikojnë, për këtë arsye u frymëzuan të krijonin diçka që ju mundëson komunikimin atyre me njerëzit e tjerë.

Të rinjtë tregojnë se kanë përdorur sensorë të përkulshëm, të cilët montohen në unaza që futen në gishta. Këto unaza janë të lidhura me një skedën që quhet “Arduino”.

makiansa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893