Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamerë e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut. BBC raporton se pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore. Deri më sot mjekët përdornin skanimet e shtrenjta, të tilla si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin e një sëmundjeje. Kamera e re punon e duke gjurmuar burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjerë. Sipas tyre vënia në punë e një pajisje të tillë përbën një ndryshim të vërtet në teknologjinë e kujdesit shëndetësor. Kamera e re mund të gjurmojë fotonet dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë. Testet e realizuara deri më tani kanë zbuluar se ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale. Kamera e re është prodhuar në mënyrë të tillë që të mund të përdoret në shtratin e pacientit.