Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga treni në Rrogozhinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 08:30. Treni ishte i linjës “Fier - Elbasan”. Viktima P. V është rreth 81 vjeç dhe ishte këmbësor. Ai në momentin që u aksidentua ka qenë duke kaluar përmes shinave të trenit.
Mësohet se shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
Raste të tilla në vendin tonë janë të përsëritura dhe me dhjetra persona kalojnë nga një zonë në një tjetër përmes shinave të trenit për të shkurtuar rrugë, por për disa pakujdesi të tilla kanë qënë fatale.