INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një parfum me aromë sperme po fikson njerëzit, boom shitjesh!

Një parfum me aromë sperme po fikson njerëzit, boom shitjesh!

Publikuar më: 17:05 11-06-2019

Një parfum përtej pritshmërive është krijuar dhe po shitet në treg. “Secretions Magnifiques” (Sekrecionet madhështore) është parfumi i çuditshëm nga Etat Libre d’Organge, i cilli fillimisht u kritikua ashpër, ndërsa tani po blihet masivisht për shkak se njerëzit janë kuriozë për aromën.

Parfumi u frymëzua nga epidemia e SIDA-s në vitet 1980. Në një intervistë për Vice, krijuesi i parfumit, Etienne de Swardt, shpjegoi procesin e frymëzimit për aromën e çuditshme. “Kur isha adoleshent, u shqetësova shumë për krizën e AIDS,” tha ai. “Secretions Magnifiques është i lidhur me vitet ’80. Mendova të bëj një parfum që të nuhaste njësoj si ajo kohë. E kam fjalën për atë kohë që shkonte sa te romantizmi aq edhe te pornografia, ku njerëzit humbisnin midis dëshirës dhe dhëshpërimit për seks.”

Në vijim shtoi se ai “shkon përtej tabusë”. “Ne bëjmë krijime radikale, të cilat janë deklarata të pavarësisë”.

Parfumi shitet për 90 euro dhe përshkruhet nga njerëzit në internet si një parfum me aromë të ngjashme me atë të “një foshnje të sëmurë” dhe “e kripur”. Thuhet se është projektuar për të nuhatur si seksi, por nuk dihet qartë si është bërë.

Për prodhimin e tij u përdorën laboratorët Givaudan dhe Mane, të njohur për prodhimin e parfumeve përmes përpunimit të përbërësve natyralë.

parfumm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046370029449463