INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një partner si Ledioni, i thotë Sarës fjalët më të ëmbla që ndokush mund t’i thonte

Një partner si Ledioni, i thotë Sarës fjalët më të ëmbla që ndokush mund t’i thonte

Publikuar më: 20:25 04-08-2017

I shohim gjithnjë e më shumë pranë njëri-tjetrit dhe më të dashuruar se kurrë. Bëhet fjalë për Ledionin dhe Sarën, një nga çiftet më të dashur të shoëbiz-it shqiptar të cilët e tregojnë në çdo rast dashurinë e tyre dhe diçka e tillë vihet re edhe në komentet që ata bëjnë në rrjetet sociale. E të gjithë jemi në një mendje se fotot tyre janë shndërruar në “couple goals” për publikun.

Mërrëdhënia e tyre disa-vjeçare u bekua me ardhjen në jetë të London Noor, vogëlushit të adhurueshëm që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Por Ledioni nuk thotë fjalë të ëmbla vetëm në statsue por edhe në mikrofon.

I ftuar në Energy Radio ai ka rrëfyer përballë Julka Gramos dhe Arjon Muçës ndër të tjera edhe jetën familjare dhe marrëdhënien me mamanë e djalit të tij, Sarën. “Mua dhe Sarën na ka lidhur universi. Për të mund të flisja pambarimisht, por është një nga ato momentet që çdo fjalë të duket e kotë. Është marrëdhënia më e rëndësishme që kam pasur dhe kam” ka thënë ai në bisedën në radio. “Për mua ajo është më e rëndësishmja. Ka njërëz që mendojnë gjëra të ndryshme për lidhjen tonë, por s’është kështu. Unë aty ku jam do të qendroja si me Sarën si pa Sarën, sepse këtë e kam zgjedhur unë. Ajo më pranon siç jam. Unë ndihem si 4-vjeçar para pjekurisë së saj. Po rrisim njëri-tjetrin” shtoi ai duke lënë të gjithë dëgjuesit me siguri me gojë hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322