Këngëtari Berkan Beka, i njohur nga publiku shqiptar me këngën “Akoma të du”, i është nënshtruar së fundmi një operacioni në zemër.
Berkani ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, por tani gjendja e tij është përmirësuar.
“Mirë jam, tani mirë. Sepse me të vërtetë e kalova një periudhë shumë të vështirë. Së pari falënderoj të gjithë njerëzit që përmes Instagramit që më kanë telefonuar. Me qindra njerëz nuk kam mundur që t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk themi kot që në këto ditë shihet njeriu se sa duhet. Faleminderit familjes, Zotit. Tani më mirë jam, patjetër e kam që të shkoj te e mira”, është shprehur ai.