Një peshkaqen plot 400 kilogram ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit.
Ata kanë raportuar se ditën e djeshme kanë kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë. Peshkaqeni ka rënë në rrjetën e anijes me emrin "Nesimi", në një thellësi prej 100 metrash.
Marinarët e anijes kanë deklaruar se kjo ishte hera e parë që kapën një peshk kaq të madh.