INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një pjesë jeton në luks, tjetra në mjerim. Ja çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Botëror për ekonominë në Shqipëri

Një pjesë jeton në luks, tjetra në mjerim. Ja çfarë thotë raporti i Forumit Ekonomik Botëror për ekonominë në Shqipëri

Publikuar më: 21:13 16-01-2017

Ka rritje ekonomike, por kjo shkon vetëm te të pasurit. Të paktën kështu është shprehur në raportin e tij, Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Në 5 vitet e fundit, Indeksi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri u përkeqësua me 5.6 për qind.

Përkeqësimi i Indeksit të Zhvillimit do të thotë se përfitimet e rritjes ekonomike kanë shkuar vetëm tek një grup i vogël njerëzish, ata që janë dhe pjesa më e pasur e popullsisë.

Shqipëria është një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe me një ekonomi shumë të përqendruar, vë në dukje raporti. Sipas Bankës së Shqipërisë mbi 58 për qind e depozitave totale në sistemin bankar zotërohet nga vetëm 4 për qind e popullsisë.

Paralelisht Banka Botërore vëren se gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336