INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një playlist për të gjithë romantikët kudo që ndodhen [VIDEO]

Një playlist për të gjithë romantikët kudo që ndodhen [VIDEO]

Publikuar më: 20:38 02-04-2018

Nga Dafne Bajraktari

Si një njeri me fiksim për listat, mund të them se listat e mia të preferuara janë ato muzikoret në Spotify (për ju që nuk e dini, Spotify është aplikacion për të degjuar muzikë, ku mund të përpilosh lista me këngët e tua të preferuara ose të ndjekësh listat e miqve të tu).

Të gjitha kanë temën dhe foton përkatëse. Për çdo ndjesi që kam, kam një playlist.

Ngrihem me nerva? Hap playlisten The Purge/Angry Bird e cila përbëhet nga muzikë rock. Dua gjumë? Hap playlisten Sleepy Hollows, e cila ka muzikë klasike dhe tek tuk ndonjë këngë të qetë.

Por sot, dua të krijoj një playlist të re, për të gjithë romantikët kudo që ndodhen, me këngë që nxjerrin romanticitetin edhe nga guri.

Playlist-ën po e ndaj me ju me shpresën se do të zbuloni ndonjë këngë të re, do të dini çfarë t’i dërgoni të dashurës/dashurit ose thjeshtë për të gjetur një strehëzë që t’ju kuptojë.

1. HOZIER – WORK SONG

Nëse diabeti do të shndërrohej në një këngë, do të ishte kjo. Vetë Hozier thotë që AJO i shkaktoi dhimbje dhëmbësh vetëm nga një puthje.

Rreshta për t’u përmendur: I just think about my baby / I'm so full of love I could barely eat / There's nothing sweeter than my baby / I'd never want once from the cherry tree / 'Cause my baby's sweet as can be / She give me toothaches just from kissin' me

2. PAOLO NUTINI – CANDY

Ëndrra; Të të thonë që do të të lajnë rrobat, do të të puthin sytë… Çfarë mund të presësh tjetër nga një Italian i rritur në Skoci?

Rreshta për t’u përmendur: Darling I'll bathe your skin / I'll even wash your clothes/ Just give me some candy/ Before I go

3.JOHN MAYER – YOUR BODY IS A WONDERLAND

Zemërthyesi ose siç e quajnë ndryshe playboy, njihet për tingujt e tij të ëmbël në kitarë dhe për tekstet që të bëjnë të mendosh me ditë të tëra.

Rreshta për t’u përmendur: I'll never let your head hit the bed/ Without my hand behind it

&

I know you're mine all mine all mine/ But you look so good it hurts sometimes

4. YEARS AND YEARS – MEMO

Olly, këngëtari i Years & Years ka një zë kaq të ëmbël, dhe kjo këngë është kaq e qetë, sa është dhe pjesë e playlist-ës së gjumit.

Rreshta për t’u përmendur: Let me take your heart love you in the dark / No one has to see

5.            COLDPLAY – SPARKS

Coldplay ka kaq shumë këngë për t’u vendosur në këtë listë, por zgjodha Sparks sepse është shumë e nënvlerësuar dhe po aq e qetë dhe e dashur sa këngët e tjera.

Rreshta për t’u përmendur: My heart is yours/ It's you that I hold on to/ That's what I do

6. RADIOHEAD – TRUE LOVE WAITS

Duket sikur Thom Yorke ka nxjerrë shpirtin e tij jashtë, e ka shtrydhur, dhe e ka bërë bojë për të shkruar këtë këngë.

Rreshta për t’u përmendur: I’ll drown my beliefs/ To have your babies

7. LABIRINTH – JEALOUS

Si mund të mos ishte në listë një mashkull që bëhet xheloz edhe për erën që fryn rreth e përqark teje, sepse do të donte të ishte në vend të saj?

Rreshta për t’u përmendur: I'm jealous of the rain/ That falls upon your skin/ It's closer than my hands have been

8. JEFF BUCKLEY – FORGET HER

Kënga e parë që Jeff Buckley ka bërë, por zgjodhi të mos ta publikojë sepse nuk donte të ndante kaq shumë dhimbje. Kënga u publikua nga shtëpia diskografike vetëm mbas vdekjes së tij. Ama kur e dëgjon këngën, e kupton vendimin e Jeff, mjafton t’i dëgjosh zërin.

Rreshta për t’u përmendur: But don't fool yourself/ She was heartache from the moment that you met her. / Oh, my heart is frozen still as I try to find the will to forget her, somehow. / She's out there somewhere now.

9. ARCTIC MONKEYS – 505

Kënga fillon e qetë dhe pastaj të godet. Njerëzit janë fokusuar kaq shumë të këngët e reja të Arctic Monkeys sa kanë harruar perlat e vjetra si 505.

Rreshta për t’u përmendur: Oh, when you look at me like that, my darling

What did you expect?/ I probably still adore you with your hands around my neck

10. PLACEBO – BOSCO

Bosco mund të jetë kënga më e tmerrshme e Placebo. E tmerrshme sepse është aq e ndjerë dhe tregon historinë e një dashurie sa abuzive, aq edhe pa kushte.

Rreshta për t’u përmendur: I love you more than any man / But I seem to lay it all to waste

11. RED HOT CHILI PEPPER – DON’T FORGET ME

Të gjithë i njohim Red Hot Chili Pepper për muzikën plot energji. Por ju siguroj se nuk i keni dëgjuar si te Don’t Forget Me. Ju premtoj se soloja e kitares do ju ngeli gjatë në mendje.

Rreshta për t’u përmendur: I'm the rainbow in your jail cell/ All the memories of everything you've ever smelled/ Not alone, I'll be there/ Tell me when you want to go

12. VANCE JOY – MESS IS MINE

Dëgjoni Vance Joy se si thotë që çdo problem i yti, është i yni. Trupi yt, është i yni. (Gjithmonë kam menduar se është kënga perfekte për t’i qarë hallin të dashurës kur është në ato ditet e muajit, ndoshta edhe Vance Joy me atë mendje e ka bërë).

Rreshta për t’u përmendur: You’re the reason that I feel so strong / The reason that I’m hanging on / You know you gave me all the time / Oh, did I give enough of mine?

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266