INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”/ Nis protesta kundër “kufijve” në Prishtinë

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”/ Nis protesta kundër “kufijve” në Prishtinë

Publikuar më: 15:17 29-09-2018

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Protestës me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, i janë bashkuar dhe individë nga partitë në pushtet. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti është shprehur kundër idesë së Presidentit Thaçi për të rishikuar kufijtë me Beogradin.

Vetëvendosja akuzon Presidentin, Hashim Thaçi se dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçen, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

Ndërkohë lidhur me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cënonte stabilitetin e Ballkanit. Ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. 

Article Logic
Execution time: 0.0017921924591064