INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një portokall në ditë ju mbron shikimin

Një portokall në ditë ju mbron shikimin

Publikuar më: 13:17 16-07-2018

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve është ky përfundimi në të cilin ka arritur profesoresha Bamini Gopinath nga Universiteti Sidnejt, në Australi

Sipas studimit thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.

“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.

Studime të mëparshme janë fokusuar në efektet që vitamina A C dhe E kanë mbi sytë. Por kërkimi i fundit shkon më tej duke gjetur lidhjet mes flavonoideve dhe degjenerimit makular i cili është shkaku kryesor i verbimit.

Prandaj nëse doni të mbroni shikimin tuaj ju mjaftoni të konsumoni një portokall në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711