INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një prekje dhe do të ndiheni SUPER! Kjo është pika e LUMTURISË që keni në trup dhe ndoshta se dinit! [FOTO]

Një prekje dhe do të ndiheni SUPER! Kjo është pika e LUMTURISË që keni në trup dhe ndoshta se dinit! [FOTO]

Publikuar më: 22:45 12-07-2018

Mjafton vetëm një prekje dhe do të ndiheni shkëlqyer! 

Jeta e sotme, veçanërisht marrëdhëniet në çift janë bërë shumë komplekse dhe të vështira. Kërkimi për pak qetësi dhe rendja pas qindra këshillave dhe filozofive të jetesës, shpesh konfuzon në vend që të na ndihmojë. Por sa herë jemi të mërzitur e të stresuar, veçanërisht me njeriun që duam, duhet të dimë që ka edhe disa truke të thjeshta që mund të na ndihmojnë. Për shembull, në trupin tonë ekziston një pikë për të cilën dihet shumë pak, të cilën me të drejtë mund ta quajmë edhe pikë lumturie. Quhet timus dhe bëhet fjalë për dy lobe të zhytur në një masë indi lidhor në brendësi të zgavrës së kraharorit, zakonisht menjëherë pas dërrasës së kraharorit dhe përpara aortës. Ajo është urë midis trurit dhe trupit. Zakonisht nën ndikimin e stresit kjo gjëndër zvogëlohet, gjë që çon në zvogëlimin e energjisë jetësore. Timusi prodhon disa hormone, por vetëm njërit prej tyre i njihet funksioni – timozinës. Ky hormon luan rol në zhvillimin dhe ruajtjen e mbrojtjes imunologjike normale.

Po si ta aktivizojmë pikën e lumturisë?

Goditja e lehtë, përkëdhelja dhe masazhi i kësaj pike janë metoda shumë efikase.

Gjëndrën e kraharorit mund ta stimuloni edhe me grusht, vetëm që duhet goditur lehtë, jo të goditet fortë gjoksi. Gjithashtu mund ta masazh me gishta për 20-30 sekonda dhe merrni thellë frymë. Do të ndieni një rrëqethje në trup dhe do të keni ndjenjën e gëzimit dhe të lumturisë, shkruan living. Mund të kalojë një kohë e caktuar derisa të ndieni diçka, mirëpo bëjeni këtë ushtrim çdo ditë dhe me siguri do të përjetoni efikasitetin e tij.

CELLS.png

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818