INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një propozim që rrëzoi marrëveshjen. Çfarë kundërshtoi Rama në tryezën e bisedimeve

Një propozim që rrëzoi marrëveshjen. Çfarë kundërshtoi Rama në tryezën e bisedimeve

Publikuar më: 08:12 26-04-2017

Gjithçka mund të diskutohej por vetëm karrigia e Kryeministrit nuk mund të ishte në tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ishte kryeministri Rama i cili është shfaqur i gatshëm për çdo çështje por jo atë të karriges së kreut të qeverisë. Zyra e Bashkimit Europian ka bërë me dije propozimet në negociatat e eurodeputetëve me krerët e politikës shqiptare, për të zgjidhur krizën politike në vend.

Në njoftimin për shtyp thuhet se eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister kanë patur një “diskutim të mirë” me opozitën dhe mazhorancën shqiptare. Ajo që bie në sy është kërkesa e PD, për "Kryeministër teknik".
Mësohet se David McAllister si përfaqësues i partive të djathta europiane dhe Knut Fleckenstein nga e majta e Parlamentit Europian kërkuan që të bën ndryshime në 4 ministri, ndryshime që mund ta përcaktonte vetë PD, duke emëruar persona teknikë dhe jopolitikë, por do të emëroheshin prej Kryeministrit.
Veç kësaj, Basha shkoi më tej duke kërkuar që edhe kryeministri të ishte teknik, por ky propozim hasi në kundërshtimin e shefit të qeverisë.
Rama ishte dakord për të gjitha pikat e tjera, përveç kësaj të fundit, duke bërë që negociatat që zgjatën për më shumë se 5 orë të dështojnë.
Bashës po ashtu iu propozua edhe kreu i KQZ-së, Avokati i Popullit, disa drejtori të policisë në qarqe që do të ofroni siguri në zgjedhjet e përgjithshme, si dhe të drejtën e presidentin konsensual.
Ata gjithashtu propozuan idenë për diskutimin e datës së zgjedhjeve dhe për mundësinë e ndryshimeve para-elektorale në qeveri, për të ndërtuar një besueshmëri të gjatë në sistem. Mazhoranca pranoi pikat për aq kohë sa Vettingu do të votohet në parlament.
Partia Demokratike i qëndroi pozicionit për kryeministër teknik dhe sistem votimi elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225