INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një qese me kafkë njeriu te porta, kërcënim i frikshëm ndaj kryebashkiakut

Një qese me kafkë njeriu te porta, kërcënim i frikshëm ndaj kryebashkiakut

Publikuar më: 14:43 18-03-2019

Një kërcënim i frikshëm i është dërguar kryebashkiakut të Monte Sant’Angelo në krahinën e Foggias në Itali.

Persona ende të paidentifikuar i kanë çuar kryebashkiakut Pierpaolo d’Arienzo qese me kafka njeriu dhe kërcënime me vdekje. Ky akt ka sjellë dëshpërim dhe frikë në qytet.

Policia ka nisur hetimet dhe nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen. Kreu i Bashkisë tha se këtyre kërcënimeve do iu përgjigjet vetëm më ligjshmëri dhe se kërcënuesit po përpiqen të minojnë qetësinë e një kryebashkiaku dhe një këshilltari.

“Unë dua t’u them këtyre njerëzve: nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë punën tonë; ne i detyrohemi vetes, familjeve tona dhe komunitetit qe na ka dhënë besim. Ne nuk japim dorëheqjen “, tha D’Arienzo.

Zarfi me një kafkë njeriu dhe kërcënime me vdekje nuk është akti i parë kërcënues ndaj kryebashkiakut Pierpaolo D'Arienzo. Episodi i parë daton në qershor të vitit të kaluar kur një i dënuar 26 vjeçar i vuri zjarr makinës së d'Arienzo parkuar në rrugë.

Pierpaolo d'Arienzo, 40 vjeç, u zgjodh në qershor 2017 me një listë qytetare .Ai trashëgoi një komunë që u shpërbë për shkak të infiltrimit të mafias.Shtatorin e kaluar, përveç kësaj, kryebashkiaku mori çmimin "Livatino-Saetta-Costa" nga komiteti anti-mafias.

Në territorin e Monte Sant'Angelo-Mattinata dhe Manfredonia janë dy organizata kriminale që luftojnë për kontrollin e bizneseve të paligjshme të zonës.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102