INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Qytet, Një Vajzë: Dua Lipa muza e Stella McCartney

Një Qytet, Një Vajzë: Dua Lipa muza e Stella McCartney

Publikuar më: 13:21 23-02-2016

Stili i Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e Stella McCartney.

Nuk është hera e parë që një artiste bashkëpunon me një firmë mode prestigjoze, por që Dua të jetë një muzë për stilisten e famshme, që për më tepër është edhe e bija e muzikantit Paul McCartney, kjo do të thotë shumë. Përmes një fushate publicitare të këndshme, e cila quhet "One City One Girl" ku luhet edhe kënga e Duas, ajo reklamon koleksionin e ri të Stella McCartney për sezonin e pranverës. Së bashku me një set fotografik, Dua ka dhënë edhe një intervistë për firmën e modës ku flet për stilin e saj, i cili është një imitim i viteve 90’si dhe dashurinë e madhe për muzikën. Kjo e fundit, duket se po shkon më së miri për artisten dhe I ka dhuruar videos për Stella McCartney një ngrohtësi pranverore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019221305847168