INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një qytet-shtet lundrues! Si mundet që të shpëtojë njerëzimin [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 20-05-2018

Sipas kuptimit tradicional, një shtet është një organizatë politike me një qeveri qendrore që ka monopolin dhe legjitimitetin për të ushtruar edhe forcën brenda një territori gjeografik të mirëpërcaktuar dhe të njohur nga shtetet e tjera.

Por, ky koncept shkruan 'Daily MAil' mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt, ose të paktën këtë synon që ta bëjë qeveria e Polinezisë, që ka dalë me një projekt për të ndërtuar një “komb-shtet” lundrues brenda vitit 2022.

Ideja e cila pasyqrohet edhe në këtë video ka gjetur mbështetje mes akademikëve vendas dhe të huaj, ndërsa pjesë e financimit për ndërtimin e kombit lundrues është bërë edhe Peter Thiell, themeluesi i PayPal.

Ai ka vënë në dispozicion për realizimin e këtij projektit 50 mln dollarë.

Puna ka nisur dhe Nathalie Mezza-Garcia është njëra prej shkencëtarëve që po merret me jetësimin e projektit.

Shteti i ri do të nis me 300 banesa mbi një platform lundruese dhe do të lëvizë nëpër oqeane. Kjo falë motorëve të fuqishëm.

Energjia do të jetë kryesisht e rinovueshme diellore, ndërsa ligjet e qeverive të huaja nuk do të funksionojnë, madje nuk do të ketë as para fizike, por vetë kripto-monedha, ky zyrtarja do të jetë “Vayron”.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494