Ai mund të duket serioz dhe i ashpër nëpër këngë dhe diss-e ndaj reperave ë tjerë, por ajo që kemi mësuar është se edhe reperat dinë të jenë romantikë....kur dashurohen. Ai djali që këndon "Po t’shoh përmas" nuk harron së surprizuari të fejuarën e tij, Marinën. Pas udhëtimeve dhe dhuratave të shumta, ja ku vjen edhe kjo buqetë me lule. Ky gjest e ka prekur shumë bionden bukuroshe, e cila e ka postuar surprizën duke e shoqëruar me fjalët: Zemra ime di si të më befasojë. Love u”. /intv.al/