Imazhi që ajo ka krijuar është një gënjeshtër me brirë!
Më parë gjatë këtij muaji Nicki surprizoi dhjetëra fansa duke u paguar tarifën e shkollës (me kushtin që të ishin vetëm me 10-ta natyrisht) dhe ky duket se ishte vetëm fillimi. Tashmë ajo ka surprizuar sërish me një tejtër veprim bamirësie. Bukuroshja nga Trinidad dhe Tobago ka bërë me dije se ka dhuruar para në mënyrë sekrete në një fshat në Indi, duke i ndihmuar të paguajnë për një sallë kompjuterash, një institut rrobaqepësie, një program për t’u mësuar të lexojnë dhe dy puse uji. Minaj ndau fotot e grupit fatlum, për të cilët reperja 34 vjeçare u kthye në një shpëtimtare të vërtetë. Kush e dinte që pas atyre vargjeve të egra prej repereje fshihej një zemër e artë?