Ajo ishte një ndër zërat më të njohur në Shqipëri, në vitet kur rroku dominonte preferencat muzikore te mbarë botës.
Por edhe pse këndonte muzikë të lehtë, rroku do të ketë patur me siguri vend të veçantë në shpirtin e Erandës. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet stili unik që këngëtarja e reflekton në çdo kohë. Edhe sot, pas kaq vitesh kur kjo rrymë muzikore, nuk e ka më shkëlqimin dhe lavdinë e dikurshme, Eranda na tregon se i qëndron akoma besnike. E ka bërë këtë me një foto në Instagram, ku shfaqet e veshur me të zeza në një stil tërësisht rock, hipur mbi një motorr që duhet thënë se i shkon. “Rock girls are always IN. Fundjavë të mbarë” ka uruar Eranda fansat dhe miqtë. Kurse ne urojmë që ajo të ruajë gjithnjë po këtë figurë tërheqëse.