INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një rregull i ri për rrjetet sociale u kërkon të famshmëve të bëjnë këtë gjë [FOTO]

Një rregull i ri për rrjetet sociale u kërkon të famshmëve të bëjnë këtë gjë [FOTO]

Publikuar më: 13:57 09-03-2017

Thjesht sepse është profili yt personal, nuk do të thotë se mund të bësh si të duash!

Personat e famshëm ose shumë të ndjekur duhet ta bëjnë të qartë kur postojnë reklama për produkte dhe brande në rrjetet sociale, të paktën me çfarë kanë paralajmëruar rregullatorët. Përdoruesit e Instagramit, blogerët dhe vlogerët duhet të paralajmërojnë që në titull dhe t’u tregojnë lexuesve apo ndjekësve për materialet në përmbajtjen e përgjithshme për të cilat janë paguar. Sipas Komitetit të Praktikës së Reklamave, kur vetëm një imazh është i dukshëm, duhet vendosur një fjalë e thjeshtë si “AD” (reklamë) në mënyrë që ndjekësit të mos bëhen konfuzë. Kjo do të ndihmonte edhe personazhet apo brandet të cilat i paguajnë ato që të tregohen të drejtpërdrejtë me njerëzit, të cilët nuk duhen ngatërruar. Aktualisht brande të ndryshme paguajnë gjigandët e rrjeteve sociale që të postojnë linke apo të dalin në foto me produktet e tyre në faqet personale. Tashmë rregullat do të ndryshojnë disi.

soc1.jpg

soc2.jpg

soc3.jpg

soc4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003270149230957