INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shall mund të shpëtojë një jetë [VIDEO]

Një shall mund të shpëtojë një jetë [VIDEO]

Publikuar më: 16:54 04-12-2017

Pacientët janë duke u inkurajuar që të mbajnë një shall mbi hundën dhe gojën e tyre për të parandaluar sulmet e astmës këtë dimër. Frymëmarrja në ajër të ftohtë dhe të lagur mund t'i bëjë rrugët e frymëmarrjes të shtrëngohen dhe të shkaktojnë një sulm në tre nga katër njerëz. Sipas institutit të  Bamirësisë së Astmës në Angli  "një shall mund të shpëtojë një jetë" por nuk është zëvendësim për ilaçet e astmës.  Ky institut ka nisur fushatën  “Shalli i bamirësisë”. Katër milionë njerëz me astmë në Britani të Madhe thonë se frymëmarrja në ajrin e ftohtë të dimrit i bën simptomat e astmës më keq. Udhëheqësit e institutit thonë se vetëm dalja jashtë në një ditë të ftohtë mund të jetë kërcënuese për jetën për shumë njerëz me astmë. Të mbulohesh me shall kur del ulë rrezikun.  Në Britaninë e Madhe, 5.4 milion njerëz kanë astmë dhe pak më shumë se një milion prej tyre janë fëmijë. Vitin e kaluar 1,410 njerëz vdiqën nga astma , 14 fëmijë prej tyre fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.001986026763916