INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shkëndijë mes Lorenc Hasramës dhe Isida Mollaymerit: “Po ta dija më herët që ti ekzistoje, ti do…”

Një shkëndijë mes Lorenc Hasramës dhe Isida Mollaymerit: “Po ta dija më herët që ti ekzistoje, ti do…”

Publikuar më: 20:23 28-02-2020

Lorenc Hasrama është një ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar. I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, për të folur mbi temën më mirë single apo i martuar. Lorenci gjithashtu ka performuar këngën që e ka në bashkëpunim me Olsi Bykykun “Si të flas”.

Ai dhuroi një performancë shumë emocionuese duke kënduar live, por lezetin më shumë ia dha balerina e njohur Isida Mollaymeri, e cila u çua dhe kërceu në mënyrë shumë sensuale dhe klas pranë tij.

Menjëherë pas përfundimit të performancës, Lorenci ka treguar se ka qarë shumë kur e ka shkruar këtë këngë, por ndër të tjera i ka dedikuar edhe disa fjalë të bukura balerinës së njohur Isida Mollaymerit.

“Kur e kam shkruar këtë këngë kam qarë çdo fjalë që kemi shkruar dhe po ta dija që ti ekzistoje, më fal por unë nuk jam aq i përhapur nëpër botën e showbizit, ti do ishe më kryesore se ne aty në skenë kur e kemi kënduar”, është shprehur Lorenci.

“Ta kesh parasysh për projektet e radhës”, shtoi Roza Lati, ndërkohë që Flavio Qarri theksoi “ose për projektin e jetës”.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549