Ishte një mbrëmje yjesh në shtëpinë e J.Lo, por spektaklin e dhuruan shqiptarët.
Diva e skenës latine dhe amerikane kishte organizuar një festë private në shtëpinë e saj dhe për të performuar për kënaqësinë e miqve të saj yje kishte ftuar një emër shumë të veçantë. Bëhet fjalë për Albert Stanaj, këngëtarin e talentuar me origjinë shqiptare i cili është bërë shumë shpejt popullor mes artistëve më të mëdhenj të Amerikës. Gjithçka është bërë e ditur në një postim në Facebook, ku vëllai i Albertit falenderon jo vetëm Jennifer Lopez që e mori në shtëpinë e saj, por edhe një fare Champagne Papi, ose siç të gjithë e njohim rëndom, Drake. Duke njohur marrëdhënien e ngushtë të Stanaj me reperin amerikan, me shumë mundësi ishte ky i fundit ai që ia sugjeroi Stanajn bukuroshes 46 vjeçare. Kjo flet edhe më shumë për një marrëdhënie mesa duket gjithashtu të afërt mes Drake dhe J.Lo.